![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/prok.jpg)
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të premten se ka ngritur aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin.
Në njoftimin e PSK-së thuhet se për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 425 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, nr.04/L-082 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.
Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 418 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 3 të KPRK-së, nr.06/L-074 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.
Për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrim nga neni 335 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31 të KPRK-së nr.04/L-082 dhe Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik nga neni 415 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shmangie nga Tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.
Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 paragrafi 2 dhe 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ulutas e Zupançiç diskutojnë mbi situatën e sigurisë në Kosovë
-
“S’ka bazë ligjore”, “për efekte elektorale”, “me letra s’arrihet rezultat”, thonë juristët për kërkesën e Haxhiut ndaj Serbisë
-
Kurti uron Kryeministrin e ri të Holandës: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin
-
Selmanaj, Kurtit: Pse u dorëzove kaq shpejtë, kushtet e tua s’qëndruan as një javë
Lajmet kryesore
-
Ceremoni Shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të Kadaresë
-
Begaj pritet nga presidenti polak: Të interesuar për më tepër investime në infrastrukturë dhe turizëm
-
Melénchon dhe ambiciet prej kryeministri që shqetësojnë aleatët në të majtë
-
Çfarë “zararesh” mund të presë Kosova nga presidenca hungareze e BE-së?