![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/prokuroria-speciale.jpg)
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të enjten se ka ndaluar një person, i cili dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë luftës së fundit në Kosovë, në rajonin e Malishevës.
Në bazë të njoftimit të prokurorisë, hetimet fillestare tregojnë se gjatë kohës së luftës në Kosovë, ai ka kryer krime lufte në fshatin Panorc të Malishevës – atij i është caktuar masa e arrestit të përkohshëm prej 48 orësh, kurse brenda afatit ligjor do të dërgohet për procedurë të mëtutjeshme gjyqësore.
Gjithashtu, autoritetet e drejtësisë kanë arrestuar të enjten një person në Leposaviq – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, nën dyshimet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë luftës në Kosovë. Policia e Kosovës deklaroi se arrestimi u krye pas bashkëpunimit me agjentët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar në dhjetor të vitit të kaluar për ngritjen e 33 aktakuzave kundër 89 personave për krime lufte në Kosovë. Prej përfundimit të luftës së fundit, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
NYT: Kadare – i vetëm – e vendosi Shqipërinë në hartën e letërsisë botërore
-
Sezoni turistik, nis patrullimi i përbashkët rrugor mes Shqipërisë dhe Kosovës
-
Historiania ruse Irina Scherbakowa: Putin? Ne vazhdojmë ta nënvlerësojmë atë – Nuk e përjashtoj më bombën atomike
-
Gjenerali i ushtrisë së shkronjave