Deputetët e Listës Serbe janë kthyer sërish në Kuvendin e Kosovës, pasi kanë bojkotuar disa seanca që nga muaji shkurt – prezenca e tyre në Kuvend ka ardhur me qëllim që të mos i humbasin mandatet.
Kjo për shkak se me rregullore deputetët nëse nuk paraqiten për gjashtë muaj i humbin mandatet.
Lista Serbe për herë të tretë është duke e bërë të njëjtin veprim – ata vetëm nënshkruhen për t’i siguruar mandatet e tyre dhe më pas largohen nga seanca.
Seanca e Kuvendit të Kosovës, të enjten është duke u mbajtur në kushte të jashtëzakonshme në një sallë krejtësisht më të ngushtë sesa hapësira normale që ka kjo për shkak të renovimeve që po bëhen për rregullim e sistemit të votimit elektronik që pritet të zgjasë deri në fund të muajit gusht.
Në mesin e pikave që pritet të votohen në Kuvend janë themelimi i Komisionit Hetimor për ambalazhuesit e ujit, komisioni hetimor mbi përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe zhdukjen e mostrave të rastit “Dehari”.
Pritet të votohet edhe projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).
Teksa në lexim të dytë pritet të shqyrtohet edhe projektligji për Zyrtarët Publikë, ai për Komisionin e Pavarur për Media dhe Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Ikonë e letërsisë, “gjigant i letrave”, “ambasador i krijimtarisë shqiptare”, opozita për humbjen e Kadaresë
-
Bislimi e Petkoviçi nesër në Bruksel
-
Haxhiu kërkon nga Serbia transferimin e të burgosurve kosovarë
-
Konjufca thotë se Borrelli favorizoi Serbinë: Kjo do të ndryshojë pas ardhjes së Kallasit në krye të diplomacisë së BE-së