![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/11/15590482800-sonja-biserko-na-ssst-u.jpg)
Kryetarja e Komisionit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se të gjithë fqinjët e Serbisë janë shumë mosbesues ndaj synimeve dhe politikave të saj, derisa nënvizoi rëndësinë që ka përfshirja amerikane në procesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Këto komente, Biserko i bëri gjatë një debati në Prishtinë me temën: “E Ardhmja e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja në proces dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”.
“Pa praninë e Shteteve të Bashkuara, dyshoj se do të kishim marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, e cila tani është sërish në një lloj boshllëku, sepse Beogradi po pret ndryshimin e kontekstit ndërkombëtar, që ndoshta do t’i shkonte për shtati”, tha Biserko, derisa kundërshtoi mënyrën e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Dhe më duhet të them se argumentet nga pala serbe që gjithmonë pretendojnë se Asociacioni është një përparësi dhe se pa këtë dialogu nuk mund të ecë përpara. Unë gjithmonë do ta kundërshtoja këtë argument, sepse kjo është përçarje etnike e cila u dëshmua se ishte jofunksionale në Bosnje dhe nuk duhet lejuar të ketë një formë të tillë si në Bosnje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ulutas e Buhler flasin për sigurinë e dialogun
-
Qosja për Kadarenë: Personalitet madhështor historik i Kombit Shqiptar
-
Osmani, BE-së: Urgjentisht largoni masat ndëshkuese ndaj Kosovës
-
Kurti kërkon nga Serbia transferimin e të burgosurve kosovarë: Republika jonë do sigurojë trajtim të pavarur e të paanshëm
Lajmet kryesore
-
NYT: Kadare – i vetëm – e vendosi Shqipërinë në hartën e letërsisë botërore
-
Sezoni turistik, nis patrullimi i përbashkët rrugor mes Shqipërisë dhe Kosovës
-
Jacques Attali: Macron lidhet me të majtën për një qeveri teknike, shmangni bashkëjetesën ose Olimpiada do të jetë si Berlini 1936
-
Gjenerali i ushtrisë së shkronjave