![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/silvv.jpg)
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.
Përmes një postimi në platformën “X”, Gonzato ka shkruar se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rol kyç në luftimin e parandalimin e korrupsionit.
Detyra të tjera të rëndësishme që i ngarkohen këtij institucioni janë promovimi i qeverisjes së mirë dhe përdorimit efikas të fondeve publike, e po kështu mbështetja e Kuvendit në mbikëqyrjen e tij buxhetore.
Silvio Gonzalo shkruan se takimi mes tij dhe Arben Shehu shërbente si një inkurajim për përmirësimin e aksesit të raporteve të auditimit nga Parlamenti, OSHC-të dhe qytetarët.
Postimi i plotë
Kontrolli i Lartë Shtetit luan një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij, në promovimin e qeverisjes së mirë dhe përdorimit efikas të fondeve publike, si dhe në mbështetjen e Kuvendit në mbikëqyrjen e tij buxhetore. Gjatë takimit të sotëm me Kryetarin e tij, Arben Shehu, folëm për forcimin e rolit të KLSH-së. Gjithashtu e inkurajova atë që të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e aksesit dhe përdorimit të raporteve të auditimit nga Parlamenti, OSHC-të dhe qytetarët.
Kontrolli i Lartë Shtetit luan një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij, në promovimin e qeverisjes së mirë dhe përdorimit efikas të fondeve publike, si dhe në mbështetjen e Kuvendit në mbikëqyrjen e tij buxhetore. Gjatë takimit të sotëm me Kryetarin… https://t.co/wyFMR4KWUx
— EU in Albania (@EUinAlbania) June 26, 2024
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
NYT: Kadare – i vetëm – e vendosi Shqipërinë në hartën e letërsisë botërore
-
Sezoni turistik, nis patrullimi i përbashkët rrugor mes Shqipërisë dhe Kosovës
-
Historiania ruse Irina Scherbakowa: Putin? Ne vazhdojmë ta nënvlerësojmë atë – Nuk e përjashtoj më bombën atomike
-
Gjenerali i ushtrisë së shkronjave