Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin aktual të Holandës, Mark Rutte, i cili nga tetori i këtij viti do të marrë drejtimin e NATO-s.
Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, Kurti ka potencuar se Kosova po e feston këtë lajm.
“Jemi të etur për të vazhduar marrëdhëniet e forta që gëzojmë me ju në këtë kapacitet të ri”, ka shkruar Kurti.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Rutten për pozitën e re duke vlerësuar lidershipin e Ruttes, derisa theksoi se Kosova është e përkushtuar të anëtarësohet në aleancën ushtarake për paqe të qëndrueshme.
“Përgjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë”, shkroi ai në X.
Ndërkohë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se mezi pret të punojë për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veri – Atlantike dhe për arritjen e paqes së qëndrueshme
“Përvoja dhe njohurit tuaja do ta forcojnë Aleancën”, ka shkruar Gërvalla në platformën sociale, X.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Ikonë e letërsisë, “gjigant i letrave”, “ambasador i krijimtarisë shqiptare”, opozita për humbjen e Kadaresë
-
Bislimi e Petkoviçi nesër në Bruksel
-
Haxhiu kërkon nga Serbia transferimin e të burgosurve kosovarë
-
Konjufca thotë se Borrelli favorizoi Serbinë: Kjo do të ndryshojë pas ardhjes së Kallasit në krye të diplomacisë së BE-së