Maharashtra ka njoftuar për kufizime të reja mes një vale të infeksioneve me Covid-19.
Kryeministri i rajonit indian më të prekur nga coronavirusi, Uddhav Thackeray, nuk i quajti këto masa si bllokim i plotë i vendit. Ai tha se, për 15 ditët e ardhshme, vetëm shërbimet thelbësore do të jenë të hapura.
“Lufta ka filluar përsëri”, tha kryeministri në një konferencë shtypi, transmeton BBC. “Tani është koha për veprim. Duhen vendosur kufizime të rrepta”, shtoi ai.
Maharashtra është shteti më i pasur i Indisë. Shteti raportoi 258 vdekje dhe 51 mijë e 751 raste të reja Covid-19 të hënën e 12 prillit.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u ka kërkuar ekipeve specialistë të vizitojnë shtetin për të hetuar pse ka pasur një rritje kaq dramatike në numrin e infektimeve.
Shteti njoftoi kufizime më të rrepta një javë më parë, pasi India të kapte shifrat më të larta të infeksioneve që nga mesi i shtatorit, me 93 mijë e 249 raste të reja.
Më shumë se gjysma e atyre rasteve ishin në Maharashtra.
Masat e reja
Masat e reja të vendosura javën e kaluar, duke përfshirë një shtetrrethim gjatë natës dhe ndalim të tubimeve publike do të mbeten në fuqi gjatë periudhës 15-ditore.
Rreth 165 mijë njerëz raportohet të kenë vdekur nga Covid-19 në Indi, ndërsa ka pasur 12.5 milionë infeksione të konfirmuara.
Rreth 100 milionë doza të vaksinave Covishield dhe Covaxin janë administruar deri më tani, por qeveria ka thënë se dëshiron të vaksinojë 250 milionë persona deri në korrik.
Gjithashtu të martën, India autorizoi përdorimin emergjent të vaksinës Sputnik V të Rusisë dhe ra dakord për miratimin e shpejtë për vaksinat Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson.
India ka kapacitetin më të madh të prodhimit të vaksinave në botë dhe eksportoi dhjetëra miliona doza në kombet më të vogla përpara një rritjeje në rastet e reja brenda vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Grubi: S’votova për zgjedhjeve presidenciale, s’dua ta legjitimoj një presidente që është kundër UÇK-së dhe fqinjësisë së mirë me Kosovën
-
Pallati luksoz i Putinit në Detin e Zi – Dhoma e striptizmit kthehet në Kishë
-
Vuçiçi mbështet pretendimet e Kinës mbi Tajvanin
-
I dënuar për trafik droge, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Saimir Gjepalit
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për parregullsi
-
Qendrat italiane në Shqipëri, Medihospes fiton kontratën e 133 milionë eurove
-
Gjenerali ukrainas Skibitsky: Tani nuk mund të fitojmë, kështu që Evropa është në rrezik
-
Durmishi arrin në Speciale për intervistim, nënshkroi “kontrata të dyshimta” për rrugën Prishtinë – Podujevë