Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një fjalim në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ka potencuar se sulmi, të cilën e ka cilësuar, si të “egër terrorist” më 24 shtator në Banjë të Komunës së Zveçanit, ka qenë një goditje e rëndë jo vetëm për bashkëpunimin, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
“Prandaj, ai akt duhet dënuar nga të gjithë pa përjashtim, ndërsa përgjegjësit të cilët strehoen dhe mbrohen nga Serbia duhet të vihen përballë drejtësisë. Pa këto qëndrime dhe veprime, do të jetë e vështirë të arrihen synimet e SEECP”, ka potencuar ai.
Gjatë fjalës së tij, Konjufca, ndër të tjera ka potencuar “përparimin e jashtëzakonshëm që ka bërë Republika e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, në qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut, në luftën kundër korrupsionit, në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies”.
“Ky progres, i njohur edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar një shoqëri të gjallë, demokratike dhe gjithëpërfshirëse”.
Konjufca, nëpërmjet një postimi në platformën sociale në Facebook, ka njoftuar se gjatë takimit gjithashtu ka vlerësuar se “vizioni për bashkëpunim dhe për arritje të aspiratave të përbashkëta përmban ndër të tjera në vetvete edhe njohjen e Republikës së Kosovës nga të gjitha vendet e këtij rajoni, në mënyrë që t’i hapet rruga gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit të plotë e të mirëfilltë”.
“Njëkohësisht, vura në dukje nevojën për të mbështetur aspiratën e Kosovës për anëtarësim në struktura ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës, në frymën e përkushtimit për një rajon sa më të bashkuar rreth vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Autorët e Banjës duhet të mbajnë përgjegjësi” – Qëndrimet e O’Brien-it dhe Lajçak-ut për Radojiçiç-in dhe terroristët e tjerë
-
Gërvalla takon kryediplomatin e Armenisë – shtetit që s’e njeh Kosovën: Falsin për sigurinë
-
Ish-kryeinspektori i AKI-së: Derisa Serbia po pasivizon adresat e shqiptarëve, Qeveria e RMV-së po i largon nga vendimmarrja
-
Lista Serbe e ka humbur ndikimin në Veri, thotë Rashiç
Lajmet kryesore
-
Ndërsa Franca përgatitet për të votuar, cilat janë opsionet e Macron?
-
Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun e parasë, blen 32.6 milionë euro
-
Koha për akuza ndaj stafit të Biden: Mohuan që mosha ishte problem dhe e përgatitën keq për debatin
-
“Autorët e Banjës duhet të mbajnë përgjegjësi” – Qëndrimet e O’Brien-it dhe Lajçak-ut për Radojiçiç-in dhe terroristët e tjerë