Vitia thotë se janë instaluar “njësitë e reja” për ta ndihmuar sistemin informativ shëndetësor
Në mungesë të sistemit informativ shëndetësorë, pacientët detyrohen që t’i ruajnë të gjitha raportet, dokumentet e vizitave mjekësorë, por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë të martën se tashmë janë instaluar edhe njësi të reja që sipas tij do të ndihmojnë në këtë sistem në Klinikën e Gjinekologjisë.
“Në këto reparte janë instaluar edhe njësitë e reja të cilat do të ndihmojnë në sistemimin informativ shëndetësor, do të ketë digjitalizim të radhëve, do të këtë procese të digjitalizuara”, ka deklaruar Vitia para gazetarëve.
Më renovimin e kësaj klinike ai konsideron se puna e stafit mjekësor do të kryhet shumë më lehtë.
“Përveç kushteve të jashtëzakonshme që tani e tutje do t’i kenë gratë në këtë klinikë edhe punëtorët do ta kenë shumë më lehtë që të bëjnë punën e tyre dhe natyrisht sot edhe falënderohem nga ta, jo vetëm për shkak të kushteve por edhe për shkak të rrjedhjes së pacienteve dhe mënyrës më të dinjitetshme të trajtimit të grave në klinikë”.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti, para gazetarëve ka thënë se pas një dekade Klinika e Gjinekologjisë, ka pësuar ndryshim drastik.
“Dikur kanë qenë 7-8 gra, ndërkohë që tualetet kanë qenë në vetëm në një skaj të korridorit e përbashkët. Tash në secilën dhomë janë vetëm dy kravata dhe në secilën dhomë ka tualet”.
“Para 10 vitesh, e kam pasur gruan time që ka lindur këtu vajzën tonë, mirëpo sot nuk mund ta dallosh që je në Prishtinë, nëse krahasojmë me kohën para një dekade në vendin e njëjtë”, ka thënë ai para gazetarëve.
Sistemi Informativ Shëndetësor bën gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gërvalla takon kryediplomatin e Armenisë – shtetit që s’e njeh Kosovën: Falsin për sigurinë
-
Ish-kryeinspektori i AKI-së: Derisa Serbia po pasivizon adresat e shqiptarëve, Qeveria e RMV-së po i largon nga vendimmarrja
-
Lista Serbe e ka humbur ndikimin në Veri, thotë Rashiç
-
Policia sekuestron 3250 pako cigare, dyshohet se ishin të kontrabanduara
Lajmet kryesore
-
Franca në zgjedhje, rritet pjesëmarrja në qendrat e hapura të votimit
-
Hasani takim me Fajon: Sllovenia mbështet Shqipërinë dhe procesin e zgjerimit
-
Intervistë nga burgu me kundërshtarin rus Ilja Yashin: “Regjimi i Putinit do të përfundojë si BRSS”
-
Gërvalla takon kryediplomatin e Armenisë – shtetit që s’e njeh Kosovën: Falsin për sigurinë