Super ylli I Francës, Kylian Mbappe pati një fund ndeshjeje tepër të vëshirë në aspektin personal mbrëmjen e të henës ndaj Austrisë. Lojtari më i ri i Real Madrid-it pësoi një dëmtim në hund dhe nuk dihej se si do të ishte e ardhmja e tij në Euro 2024. Megjithatë, Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka sqaruar gjithçka duke qëtesuar mbështetësit e “Gjelave”.
FFF ka publikuar një deklaratë ku ka konfirmuar dëmtimin e Mbappe-s, por më tej ka sqaruar se ylli i tyre nuk do t’i nënshtrohet asnjë operacioni për momentin dhe ai do të luajë pjesën e mbetur të Euro 2024 duke përdour mask mbrojtëse.
“Kylian Mbappe rikthehet në kampin bazë të kombëtares franceze”, thuhet në deklaratë.
“Kylian Mbappe pësoi një thyerje të hundës gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Austri-Francë të mbajtur këtë të hënë në Dyseldorf”.
“Kapiteni i Francës u trajtua fillimisht nga stafi mjekësor dhe doktori Franck Le Gall, i cili e diagnostikoi me frakturë në hundë”.
“Mbappe do të marrë trajtim në ditët në vijim, por ai nuk do t’i nënshtrohet një operacioni në të ardhmen e afërt”.
“Do t’i bëhet një maskë në mënyrë që numri 10 i kombëtares franceze të përgatitet për rikthimin e tij në garë pas një periudhe kushtuar trajtimit”, përfundon deklarata e FFF-së.
Nuk dihet me siguri nëse Mbappe do të rikthehet direkt në ndeshjen e ardhshme të Francës që ata luajnë kundër Holandës pas tri ditësh.
Franca vuan për 3 pikët ndaj Austrisë, frikë e madhe për gjendjen e Mbappe
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Franca në zgjedhje, rritet pjesëmarrja në qendrat e hapura të votimit
-
Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun e parasë, blen 32.6 milionë euro
-
Intervistë nga burgu me kundërshtarin rus Ilja Yashin: “Regjimi i Putinit do të përfundojë si BRSS”
-
“Autorët e Banjës duhet të mbajnë përgjegjësi” – Qëndrimet e O’Brien-it dhe Lajçak-ut për Radojiçiç-in dhe terroristët e tjerë