Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Zvicër, për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidencës.
“Në Samit, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor 2024 në Bürgenstock, afër Lucernit, Presidentja Osmani do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Presidentes së Zvicrës, Viola Amherd, si dhe afër 100 liderëve e përfaqësuesve të tjerë nga e mbarë bota”, thuhet në komunikatë.
Në këtë samit është thënë se liderët botëror do të diskutojnë për rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën.
“Do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë”.
Osmani është paralajmëruar se do të ketë edhe takime të tjera.
“Përgjatë qëndrimit në Zvicër, presidentja kosovare do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë të tjerë botëror”.
Në njoftimin e lëshuar është thënë se Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.
Më 13 qershor, Osmani kishte marrë pjesë në samitin e vendeve të Evropës Juglinore që ishte mbajtur në Shkup.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
CorrWatch: MPB shkeli ligjin, vendosi në listë të ngushtë kandidatë që s’i plotësonin kriteret për drejtor të ASHI-së
-
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës
-
Prokuroria ngrit aktakuzë kundër shtatë personave për korrupsion
-
LDK dorëzon kërkesën për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin e Kuvendit
Lajmet kryesore
-
Sondazhi: VV dhe Guxo 41%, PDK 19.6, LDK 19.2 dhe AAK-Nisma 6%
-
Ols Rama shpjegon nga SPAK të vërtetën e tij për “Xibrakën”
-
Trump, “fituesi” i debatit të Atlantës: Strategjia ‘prit dhe shih’ dhe 30 lajme të rreme në fjalën e tij
-
Censi: Në Tiranë jetojnë 32% e popullatës, Kukësi dhe Gjirokastra më pak të banuarit