Dy granata të dorës janë gjetur në një objekt të braktisur në Graçanicë, të hënën.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Gjatë kryerjes së punimeve në një objekt të braktisur, janë gjetur dy mjete të dyshimta (granata dore), të cilat janë tërhequr nga njësitet e FSK-se dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në Komunën e Leposaviqit, është raportuar për një aksident në mes të dy veturave me vozitës meshkuj kosovarë.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e veturave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.
Ndërkaq, një rast tjetër është vlerësuar si “kanosje”, kjo pasi viktima kishte njoftuar se është kanosur përmes telefonit nga një person.
“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
E po ashtu një person tjetër në Veri, është ndaluar pasi që i njëjti ka pasur veturë me targa të Beogradit dhe është dyshuar për veprën “falsifikim të dokumentit”.
“Nga zyrtarët doganor është ndaluar vetura me targa të Beogradit me vozitës mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar për falsifikim të dokumenteve”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit është thënë se rasti është proceduar si i rregullt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qeveria ndalon TikTok-un në institucionet publike
-
Serbia po shndërron në vepra fjalimin makabër të Millosheviç-it, thotë Kurti
-
Kurti sulmon Kushtetuesen pas vendimit për Ligjin për Byronë: Zgjodhi ta vonojë ndjekjen e krimit
-
CorrWatch: MPB shkeli ligjin, vendosi në listë të ngushtë kandidatë që s’i plotësonin kriteret për drejtor të ASHI-së
Lajmet kryesore
-
Sondazhi: VV dhe Guxo 41%, PDK 19.6, LDK 19.2 dhe AAK-Nisma 6%
-
Ols Rama shpjegon nga SPAK të vërtetën e tij për “Xibrakën”
-
Trump, “fituesi” i debatit të Atlantës: Strategjia ‘prit dhe shih’ dhe 30 lajme të rreme në fjalën e tij
-
Censi: Në Tiranë jetojnë 32% e popullatës, Kukësi dhe Gjirokastra më pak të banuarit