Shqipëria

Goditi me thikë 42-vjeçarin/ Policia shpall në kërkim autorin


Policia e Tiranës, mëngjesin e ditës së shtunë, 10 prill, ka shpallur në kërkim shtetasin V.SH., 38 vjeç.

Ky shtetas më 9 prill, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L.P., 42 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim me policinë kanë nisur hetimet dhe po punohet për kapjen e autorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore