Aktori dhe prezantuesi i njohur i “The Late Late Show with James Corden” është fotografuar duke shëtitur zbathur me rroba sportive në Los Angeles.
42- vjeçari i ka vënë vetes objektiv të bie në peshë, sidomos pas viti 2020, i cili ishte një vit i rëndësishëm për të na treguar sa rëndësi ka shëndeti.
“Unë dua të ndryshoj mënyrën e të jetuarit. Dua të jem mirë për fëmijët dhe familjen time. Nuk dua të zgjohem i lodhur, ose të ndjehem në siklet kur ndjek djalin tim në fushën e futbollit dhe marr frymë me vështirësi”, kishte thënë ai.
James është i martuar me producenten televizive Julia Carey që nga viti 2012.
Ai ka bërë publike që do të ndjekë paketën “Weight Watchers “(WW), e cila ofron mënyra efektive për humbjen e peshës dhe shëndetin duke përfshirë ushqimin, aktivitetin, mendimin dhe gjumin.
Anna Hill, drejtore e përgjithshme e WW pohoi se “e falënderojmë James-in për rrëfimin e historisë së tij në një mënyrë kaq të sinqertë dhe të përzemërt”.
Hulumtimi i fundit i WW thotë se katër në dhjetë britanikë ndjehen më pak të lumtur dhe të shëndetshëm sesa një vit më parë. Ashtu si James, 83% kërkojnë ndihmë për udhëtimin e tyre të mirëqenies.
Presidenti i WW, Mindy Grossman shtoi se “James ka aftësinë e veçantë për të frymëzuar njerëzit përmes thjeshtësisë dhe humorit të tij, ne jemi me fat që është partneri ynë”. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin