Policia e Elbasanit, të enjten e 8 prillit, njoftoi se janë arrestuar katër persona, për dhënien e ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian, kundrejt fitimit. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë.
Përkatësisht janë vënë në pranga shtetasi Xh. D., 29 vjeç, R. D., 23 vjeç, J. M., 22 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të katërt banues në Durrës.
Ndërsa shtetasit A. S., 40 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, janë shpallur në kërkim.
Policia njoftoi se janë sekuestruar gjashtë automjete dhe 11 aparate celular.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasit G.S. dhe A.D., kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 250-300 euro për person.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, kanë transportuar një numër të konsiderueshëm personash, të cilët janë bllokuar nga shërbimet policore, pa mundur të kalojnë kufirin.
Operacioni i koduar “Rrezja 1”, u finalizua nga puna e Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Interpelanca me ministrin e Brendshëm, Salianji: Cili është plani për të luftuar krimin?
-
Qytetarët pankartë në Kuvend, kërkojnë votën e diasporës
-
Bardhi: Keni refuzuar çdo kërkesë të PD për interpelancë me Ramën, Çuçi: S’ka asgjë urgjente
-
Dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve në Dropull, policia gjen trupat në banesë
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Bardhi: Keni refuzuar çdo kërkesë të PD për interpelancë me Ramën, Çuçi: S’ka asgjë urgjente