Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një takim me delegacionin nga Zyra për Koordinimin e Këshillave Kombëtare Boshnjake, ka kërkuar që të zbatohen të gjitha parimet e nënshkruar në marrëveshjet e Procesit të Berlinit.
Takimin e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës, përmes një komunikate për media.
“Presidentja po ashtu theksoi se është e nevojshme të zbatohen të gjitha parimet e nënshkruara në marrëveshjet e Procesit të Berlinit, duke filluar nga liria e lëvizjes”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, kërkoi që të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
“Presidentja bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës”.
Pas gati dy vite negociatash në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor ishin nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit përmes të cilit jetësohej Tregu i Përbashkët Rajonal.
Marrëveshjet e nënshkruara ishin ato për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime, për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Dentistëve dhe Arkitektëve.
Mirëpo, edhe pas këtyre marrëveshjeve shqiptarët e Kosovës s’kishin mundur të udhëtojnë me karta të identitetit për në Bosnje e Hercegovinë derisa Marrëveshja për Lëvizje të Lirë, e nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit më 3 nëntor, nuk ratifikohej në kuvendet respektive të dy shteteve.
Ndonëse nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte cilësuar si akt i kryer, situata në terren ishte krejt ndryshe para liberalizimit të vizave.
Kjo pasi që kosovarëve nuk po u mundësohej të udhëtonin për në Bosnjë e Hercegovinë – dhe anasjelltas – pas 3 nëntorit të vitit 2023, derisa qeveritë e të dy vendeve nuk plotësonin disa kritere teknike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë