Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, të martën në mbrëmje ka takuar të deleguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili po qëndron në Kosovë.
Përmes një komunikate për media pas takimit, Lista Serbe ka njoftuar se Sarrazin kanë njoftuar në detaje, sipas tyre, për aktivitetet anti-serbe të Qeverisë së Kosovës.
“Njoftuam se janë shkelur të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, si dhe të gjitha të drejtat e popullit serb”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Duke komentuar rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndaloi valutën shtetërore serbe, Dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare, Lista Serbe ka pretenduar se ky vendim synon dëbimin e serbëve nga Kosova.
“Lista serbe kërkon nga bashkësia ndërkombëtare, e cila garantoi respektimin e marrëveshjes, por edhe respektimin e të drejtave të popullit serb, të reagojë sa më shpejt dhe të parandalojë eksodin e popullit serb. Më shumë se kurrë duhen masa, jo njoftime dhe deklarata”.
Gjatë ditës Sarrazin u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.
Përmes një postimi në platformën sociale në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se me Sarrazin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.
“Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat po vuajnë më së shumti qytetarët tanë”.
PDK, si përherë, sipas Krasniqit, me bashkëpunim dhe përgjegjësi, do të angazhohet të ruaj interesin e shtetit, të qytetarëve dhe perspektivën e saj evropiane.
Përveç Krasniqit, Sarrazin të martën takoi edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Përmes një komunikate për media, LDK njoftoi se Abdixhiku e Sarrazin kanë diskutuar ër situatën aktuale në Kosovës si dhe qëndrimin e kësaj partie lidhur me këto tema.
“Kryetari Abdixhiku e falënderoi Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në komunikatë.
Komunikata ndër të tjera njoftoi se Abdixhiku ka ritheksuar se LDK mbetet e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar në proceset e rëndësishme të Kosovës.
Diplomati gjerman para vizitës në Kosovë, qëndroi për një vizitë zyrtare në Serbi, ku takoi presidentin, Aleksandër Vuçiç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
A do jap Taravari dorëheqje ashtu siç premtoi para zgjedhjeve?
-
Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut – Siljanovska-Davkova nga VMRO – DPMNE prin me rezultat të thellë
-
Lufta e Gazës: Vonesa e bombave amerikane, paralajmërimi më i madh deri më tani për Izraelin
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
Lajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
A do jap Taravari dorëheqje ashtu siç premtoi para zgjedhjeve?