Papunësia në eurozonë nuk ndryshoi gjatë muajit shkurt.
Sipas të dhënave të Eurostat-it t norma e papunësisë në 19 vendet e eurozonës ishte 8.3% gjatë muajit shkurt.
“Muaji janar raportohet të ketë pasur një rritje të vogël të papunësisë nga 8.2 në 8.3%,” tha Bert Colijn, ekonomist i zonës së euros në bankën ING.
Ekonomisti i eurozonës në ING bank, Bert Colijn, deklaroi se “shkalla e papunësisë tani tregon një efekt të vogël të valës së dytë. Kjo pasi muaji janar raportohet të ketë shënuar një rritje të vogël të papunësisë nga 8.2 në 8.3%”. Sipas tij, “luhatja e vogël e kurbës nuk ndryshon panoramën e përgjithshme. Duke marrë parasysh tkurrjen e aktiviteteve dhe mbylljet e gjata të sektorëve të caktuar, ndikimi i valës së dytë në tregun e punës mbetet i butë ”.
Nga të dhënat e Eurostat-it vërehet se numri i të papunëve në eurozonë gjatë muajit shkurt u rrit në 13 mijë e 571 nga 13 mijë e 523 që ishte në muajin janar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë