Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) pezulloi të enjten vendimin e Komunës së Prishtinës për të kryer një këmbim ndërmjet pronës komunale dhe pronës private të një personi që dyshohet të jetë ish-klient i kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, ndonësë ky i fundit i mohoi akuzat.
Në vendimin e MFPT të enjten mbi pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinë lidhur me procedurën e vlerësimit të pronave të paluajtshme të cilat janë objekt i këmbimit, thuhet se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) tërhoqi ligjshmërinë e lëshuar dhe çështja është rikthyer për rivendosje në Kuvendin Komunal.
“MFPT përmes mjeteve të informimit është njoftuar se MAPL për shkak të rrethanave të reja ligjore e ka tërhequr konfirmimin e ligjmërisë të lëshuar për vendimin e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit ashtu që cështjen e ka rikthyer në Kuvendin Komunal për rivendosje”, thuhet në arsyetim.
Procedura e vlerësimit, sipas MFPT-së, do të nisë kur të mënjanohen pengesat ligjore të evidentuara nga MAPL-ja. Prokuroria e Shtetit ka nisur edhe një hetim parapenal për vendimin e komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së kryeqytetit në lagjen “Prishtina e Re” me një tokë në Badoc e që dyshohet të jetë në pronësi të ish-klientëve të kryetarit Rama.
Në anën tjetër, kryetari i kryeqytetit mohoi të ketë pasur shkelje ligjore në procesin e këmbimit midis pronave komunale dhe pronave private në një konferencë për shtyp të enjten, ndërsa raportimet e mediave mbi rastin i cilësoi tendencioze për qëllim të denigrimit të qeverisjes së kryeqytetit.
(KOHA raportoi për herë të parë për dhënien e rreth 7 hektarëve në “Prishtina e Re” një biznesmeni kosovar, në këmbim të rreth 10 hektarëve që ky i fundit i kishte në pronësi në Badoc, vendbanim afër Graçanicës).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri