Shefi i Mjekimit Intenziv: 23 vjeçarja që u lëndua nga rrëzimi i çatisë po mbahet në gjumë përmes barnave
Në Klinikën e Mjekimit Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po vazhdon të trajtohet për të pestën ditë pacientja 23 vjecare, e cila u lëndua nga rënia e kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës.
Shefi i Mjekimit Intenviz, Shaqir Uka, në një bisedë për Albanian Post ka thënë se e njëjta vazhdon të jetë e varur nga aparaturat mjekësore.
“Pacientja vazhdon të jetë fjetur përmes barnave dhe e varur nga aparaturat mjekësore. Gjendja shëndetësore e saj është stabile, por lëndimet janë mjaft serioze”, ka thënë Uka për AP.
Çka ndodhi?
Një person është lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, të enjten e 19 janarit.
Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci për AP.
Ndërsa, ka shtuar se policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që dërguan deri tek ky rast.
Uka, pohoi se pacienten e kanë pranuar mbrëmë në Mjekimin Intensiv Qendror.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë e brishtë, por jemi të pajisur mirë
-
Zelensky anulon vizitën e së premtes në Madrid
-
Terrorizohet Durrësi/ 40-vjeçari mban peng dy fëmijët e mitur dhe qëllon ndaj RENEA-s, arrestohet
-
Bislimi kërkon nga ministri hungarez të trajtohet aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE
Lajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi