Exit poll-et e zgjedhjeve bullgare nxjerrin fitues kryeministrin aktual, Boyko Borisov, por mandati i katërt për kreun jetëgjatë të partisë GERB, mund të jetë i vështirë për t’u siguruar.
Vetëm 25.7% të votave ka marrë në zgjedhje partia e Borisovit. Në krahasim me katër vite më parë, ka një rënie prej 8 pikësh përqindje.
Sipas raporteve të Transpaency International, Bullgaria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në Bashkimin Evropian. Kjo mund të jetë një ndër arsyet e pakënaqësisë së madhe në popull.
Gjithashtu, kryeqyteti bullgar, Sofia, prej 15 vjetësh nën drejtimin e GERB-it, mund të humbet në këto zgjedhje.
Opozita socialiste fitoi 17.6%. Ata gjithashtu priteshin më lart, por performuan më dobët.
Një parti e re ka qenë surpriza e vërtetë e zgjedhjeve bullgare. E kryesuar nga populisti Stanislav Trifonov, ITN, ka marrë 15%. Muzikanti Trifonov është i ri në politikë dhe duket se ndjek një shembull në trend mbi gjithë Evropën së fundmi: Atë të personave të jashtëm, të cilët futen në politikë me sukses të menjëhershëm – kryesisht, nga bota e artit.
Një sondazh tjetër madje, e nxjerr partinë e Trifonov-it të dytën në rang vendi. Është e paqartë nëse muzikanti do të bashkëpunojë apo jo me Borisov-in.
Ndërkaq, protesta kanë nisur në Bullgari pas përfundimit të zgjedhjeve. Jetëgjatësia e Borisov-it në pushtet i ka nxitur ato, ku kërkohet edhe largimi vetjak.
“Status quo-ja e tanishme nuk durohet më”, deklaroi një përfaqësuese e Këshillit Evropian në Bullgari, Vessela Tcherneva. “Pikërisht kjo i ka nxitur protestat”.
Sytë nga zgjedhjet bullgare i ka edhe Maqedonia e Veriut. Për shkak të konfliktit të vazhdueshëm mbi identitetin kombëtar, rruga maqedonase drejt BE-së varet drejtpërdrejt edhe nga politika bullgare.
Qasja opozitare është më e favorshme për maqedonasit. Mbetet për t’u parë nëse Borisovi, do të ketë aftësinë të formojë qeverinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mujanoviç: S’ka asnjë argument logjik, ligjor apo politik për ta mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
“Borrell i vendosi masa Kosovës pa një vendim të Këshillit Evropian, ndërsa tash kërkon konsensusin e 27-të vendeve anëtare”
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë