Ushtruesja e detyrës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se seanca për votimin e presidentit do të mbahet në orën 18:00.
“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18 me kërkesën e 41 deputetëve. Do të kujdesimi për një mbarëvajtje të suksesshme të seancës kur zgjedhet presidenti. Po përgatisim një proces gjithëpërfshirës për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve. Uroj që të gjithë të jenë në krye të detyrës dhe të jenë në seancë më kohën kur votohet presidenti”, tha ajo në konferencë për media.
Ajo tha se LVV-ja është tërhequr nga qasja e një-anshme ndaj ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Sot në mëngjes ushtrues i detyrës së presidentit Konjufca, Kurti dhe Osmani kanë thënë se nuk do bëjnë asnjë hap pa opozitën. Dje, iniciativa e deputetëve të VV ishte konform premtimeve tona publike në raport me mërgatën dhe jo një shantazh”, deklaroi ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria duhet të tërheq propozimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
“Ne kemi kërkuar nga Kurti e Kuvendi që të tërhiqet projektligji i propozuar. Kërkesa jonë nuk është për teke, por për herë të parë një shumicë parlamentare tenton në mënyrë arbitrare të ndryshoj rregulla”, tha Gashi.
“Pa zgjidh këtë problem ne nuk marrim pjesë në seancë”.
Ndërkohë, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka potencuar se pozita duhet të vijë me një kandidat tjetër për president
“Opozita nuk i ka votat ta zgjedhë presidentin, prandaj presim që mazhoranca të vij më një figurë që ka përkrahjen e opozitës. Nuk është koha të shkojmë në zgjedhje në kohën kur po kemi keqësim me situatën pandemike” ka thënë Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka theksuar se kanë kërkuar tërheqjen e propozimit të Qeverisë lidhur me Ligjin Zgjedhor, si dhe formimin e një ekipe të përbashkët për reformën zgjedhore.
“Ne kërkuam nga Konjufca që të ndërtohet një proces konsultimi me partitë politikë e akterë tjerë dhe të bëjë reformë zgjedhore siç i ka hije. Si Aleancë qëndrojmë të palëkundur që diasporës ti mundësojmë votimin po të bëjmë diskutime”, tha ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata i lë në paraburgim Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt
-
Raporti i DASH-it përmendi Rozeta Hajdarin e Liza Gashin si të dënuara për mos-deklarim të pasurisë, arsyetohet Kusari-Lila: Kemi të bëjmë me vonesë
-
U cilësua si “propozim i çmendur”, deputeti belg insiston në ndërtimin e një burgu në Kosovë
-
Gërvalla falënderon Estoninë për mbështetjen e Kosovës në Këshillin e Evropës
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë