Shqipëria

Manastirliu: Së shpejti vaksinohen 60 vjeçarët


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektoi nga afër qendrat e vaksinimit në Vlorë. Manastirliu nënvizoi se procesi i vaksinimit po ecën normalisht deri më tani në çdo qytet.

Manastirliu bëri të ditur se në ditët në vijim do të nisë vaksinimi për personat mbi 60 vjeç.

“Jemi duke përgatitur për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç e do ndjekim planin e vaksinimit kombëtar e të vijojmë dhe me grupet e riskut”.

Ministrja i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nuk janë vaksinuar ende të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit.

“Qytetarët të cilët nuk kanë marrë akoma një njoftim nga mjeku i familjes vetëm me kartë identiteti mund të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit. Gjithashtu portali E-Albania mundëson dhe aplikimin për të gjithë personat që nuk janë vaksinuar”, deklaroi ajo.

Pasi, të paraqiten në qendrat e vaksinimit ata mund të regjistrohen për t`u vaksinuar nga mjeku që ndodhet në qendër.

”Të gjithë qytetarët mbi 70 vjeç që nuk janë njoftuar nga mjeku i familjes në të gjithë qendrat e vaksinimit mjafto që të paraqitet me kartë identiteti për t`u vaksinuar dhe do të regjistrohet nga mjeku që ndodhet në qendrën e vaksinimit”.

Ministrja deklaroi se është  rëndësishme që mjeku i familjes“të vijojë me njoftimin e të gjithë qytetarëve të tij dhe të gjithë të jenë të informuar dhe asnjë të mos ngelë pa u njoftuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore