Kosova

10 arsye pse Vjosa Osmani nuk duhet të jetë Presidente e Kosovës sipas PDK-së


Enver Hoxhaj, kryetar i PDK

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media ka treguar 10 arsye pse PDK-ja është kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit, Presidente e Kosovës.

Sipas tij “zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion të rrezikshëm, ku Lëvizja Vetëvendosje do ta kishte de facto dhe de juro, pushtetin absolut, duke kontrolluar presidencën, legjislativin dhe ekzekutivin”.

“Kosova do të udhëhiqej nga një politikan autoritar siç është zotëri Kurti dhe partia e tij politike, duke shuar çdo mekanizëm tjetër të kontrollit dhe balancit – ashtu siç do të duhej të ishte në një demokraci parlamentare. Pra, PDK është kundër sistemit njëpartiak dhe e mbështet vetëm një kandidat konsensual për president.”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj theksoi se “Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese por skajshmërisht përçarëse”.

“Ajo tani e disa vite ka qenë politikane që karrierën e saj politike e ka ndërtuar përmes përçarjes në skenën politike të Kosovës dhe duke vepruar çdo herë kundër parimit të unitetit në vendin tonë”.

“Ajo është kandidate partiake jo konsensuale — Vetëvendosja, si e para në zgjedhje, nuk po synon ta zgjedh Presidentin me konsensus, ashtu siç do të duhej të ishte në interes të vendit”.

Deputeti i PDK-së shtoi se Osmani është trejguar e njëanshme gjatë kohës sa ka qenë u.d. e Presidentes.

“Osmani nuk e ka përfaqësuar Institucionin e Presidencës si figurë mbi partiake, por përkundrazi ka përdorë zyrën e Presidencës për të krijuar një parti politike që t’i bashkohet listës së Vetëvendosjes për të garuar në zgjedhje”.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së potencoi se Presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë i pavarur politikisht dhe assesi i varur partiakisht.

“Osmani ka dëshmuar se është në diktatin total të kryeministrit Kurti dhe që do t’i shërbej vetëm interesave të tij dhe jo të interesave të shtetit të Kosovës”.

I pari i PDK-së tha se Osmani ka dëshmuar se nuk e respekton protokollin dhe i mungon kultura minimale institucionale.

“Në kohën sa ishte u.d. e Presidentes, ajo përdorte protokollin dhe privilegjet e Presidencës në shërbim të agjendës së saj politike partiake, duke keqpërdorur edhe protokollin shtetëror madje për të nënshkruar marrëveshje koalicioni parazgjedhor”.

“Vjosa Osmani është politikisht e ndikueshme dhe jo stabile — Këtë e ka dëshmuar në disa raste për shumë vite që është e luhatshme dhe që më shumë e ndjek interesin personal se sa partiak, e që sot mund të ndjek më shumë atë partiak se sa shtetëror”.

“Në vend se mazhoranca e re të dilte me një kandidat që përfaqëson më së miri të gjithë shoqërinë dhe në dialog me opozitën meqë po i kërkon votat e saj, ajo kërcënon me një krizë të re që janë zgjedhjet e parakohshme”.

Sipas Hoxhajt “Vjosa Osmani nuk udhëhiqet nga parimet për interesa të rëndësisë së lartë shtetërore por nga kalkulimet. Shembull është kundërshtimi i saj i madh kundër marrëveshjes së Demarkaionit me Malin e Zi në vitin 2016 kur Kosova po priste për vizat, dhe e ka nënshkruar të njëjtin dy vite më vonë”.

“Zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente do10 arsye pse Vjosa Osmani nuk duhet të jetë Presidente e Kosovës sipas PDK-së ta vendoste Kosovën në një pozicion të rrezikshëm, ku Lëvizja Vetëvendosje do ta kishte de facto dhe de juro, pushtetin absolut, duke kontrolluar presidencën, legjislativin dhe ekzekutivin”.

“Kosova do të udhëhiqej nga një politikan autoritar siç është zotëri Kurti dhe partia e tij politike, duke shuar çdo mekanizëm tjetër të kontrollit dhe balancit – ashtu siç do të duhej të ishte në një demokraci parlamentare. Pra, PDK është kundër sistemit njëpartiak dhe e mbështet vetëm një kandidat konsensual për presiden”, ka përdunduar Hoxhaj.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të martën, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë që ata do të marrin pjesë në zgjedhjen e presidentit, por pa paragjykuar votimin individual të deputetëve.

“LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit. LDK do të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit pa paragjykuar se si votojnë deputetët. Ky është vendim i kryesisë”, ka thënë Abdixhiku në një konferencë për media.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka potencuar se AAK-ja nuk e voton dhe nuk e bën kuorumin për kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente.

Për të zgjedhur presidentin, në votimin e tretë duhet të jenë 80 vota minimum, me 61 prej tyre pro një kandidati. Vetëvendosje ka 58 vota, ndërsa pritet t’i ketë edhe 8 të tjera nga minoritetet jo shumicë. Bashkë me to, i duhen minimum 14 vota nga LDK-ja për të siguruar kuorumin e nevojshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore