Kosova

Kosova, vendi i dytë në Evropë për çmimin më të lirë të energjisë elektrike


Eurostat, Agjencia e Bashkimit Evropian për Statistika, ka përditësuar të dhënat mbi çmimin e energjisë elektrike në Evropë dhe sipas të dhënave Kosova zë vendin e dytë për çmimin më të lirë të energjisë elektrike.

Në Kosovë, çmimi i energjisë elektrike është 0.0605 euro për kWh.

Në rajon vendin e dytë e zë Serbia, pasuar nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Sipas një përllogaritje, malazezët paguajnë çmime të energjisë elektrike 65%  më të larta se kosovarët.

Çmimi më i ulët i energjisë elektrike në Evropë është regjistruar në Ukrainë, me 0.0466 euro për kWh, ndërsa më i larti në Gjermani dhe Danimarkë.

Në Gjermani, çmimi për energji elektrike për konsumatorë është 0.3043 euro për kWh, çmim ky pesë herë më i lartë se i energjisë elektike në Kosovë.

Në përllogaritjen e të dhënave, Eurostat-i ka përfshirë taksat dhe TVSH-në./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore