Diplomacia shqiptare në OKB: Hamasi shpresonte të shkaktonte një përgjigje masive nga Izraeli
Diplomacia shqiptare vijoi të dënojë sulmin e Hamasit më 7 tetor gjatë tryezës së nivelit të lartë të OKB-së, duke i kujtuar të pranishmëve se cili ishte plani i liderëve të kësaj organizate terroriste.
“Hamasi, liderët e të cilit jetojnë një jetë komode jashtë Gazës dhe mbështetësit e tyre e dinin shumë mirë se çfarë po bënin kur lëshuan kafshët, për të djegur, vrarë, masakruar dhe rrëmbyer këdo që mundën”, u shpreh kryediplomati shqiptar Igli Hasani.
Ai theksoi se Hamasi shpresonte të shkaktonte “një përgjigje masive nga Izraeli duke e ditur shumë mirë se civilët do të kapeshin në mes”.
“Shpresa dhe fitorja e tyre do të ishte që ta bënin botën të kthehet kundër Izraelit, por ne nuk duhet të mashtrohemi. Është vetëm një palë që po gëzohet me atë që po ndodh, është një vend i njohur për sponsorizimin e terrorizmit në Gaza, në Bregun Perëndimor, në Jemen, në Liban, në Siri kudo që të munden”, shtoi zyrtari shqiptar duke kujtuar se është vendi që njihet dhe vazhdon të destabilizojë të gjithë Lindjen e Mesme – referuar Iranit.
Në vijim, Igli Hasani theksoi gjatë fjalës së tij se Shqipëria dënon “çdo justifikim dhe glorifikim të sulmeve terroriste”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit