Rama ka shpërdoruar detyrën
E ftuar në emisionin ‘Tempora’, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, ka folur mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, nga Lezha për çështjen e vaksinës.
Ajo i cilësoi deklaratat e kryeministrit si të turpshme.
“Nëse do të kishte sistem drejtësie do të shkarkohej për shpërdorim detyre dhe do të arrestohej se po kërcënon shqiptarët se nëse nuk fiton ai do t’i lërë qytetarët të vdesin nga COVID”, tha ajo.
Pas 25 prillit, theksoi Kryemadhi, drejtësia do të veprojë ndaj Edi Ramës dhe të gjithë zyrtarëve të tij që kanë abuzuar.
Akuzat nga LSI në SPAK
LSI-ja ka dorëzuar në SPAK, këtë të martë, padinë e dytë për incerenatorët, këtë herë për atë të Elbasanit.
Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa e cilësoi incerenatorin e Elbasanit një pjesë tjetër të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Incerenatori i Elbasanit, tha ajo, është miratuar në shkelje me ligjin po ashtu si ai i Tiranës.
“Por, kjo është maja e ajsbergut, sepse kjo do të pasojë me inceneratorin e Fierit, me Porto Romanon dhe shumë të tjera”.
Opozita e bashkuar nuk do të njohë asnjë vendim të qeverisë që pas 19 shkurtit
Kryemadhi gjithashtu deklaroi se LSI dhe opozita e bashkuar nuk do të njohë asnjë vendim, ligj apo koncesion të qeverisë pas 19 shkurtit të 2019.
Madje, shtoi ajo, edhe hartuesit e këtyre ligjeve do të përgjigjen para drejtësisë.
“Jo vetëm që nuk do të njihen, por përkundrazi hartuesit e këtyre ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën do të përgjigjen para drejtësisë”.
Tentativa për blerjen e votës
Kryemadhi akuzoi qeverinë për një tentativë të për blerjen e votës.
Ajo tha se po tentohet të blihet vota me paratë e rindërtimit, legalizimet.
Njëkohësisht, tha ajo, persona nga mazhoranca kërkojnë edhe fotografimin e votës.
Por, sipas Kryemadhit, komisionerët e opozitës do ta ndalojnë këtë fenomen.
“Vijmë te rindërtimi i famshëm i këtyre që përveç se i kërcënojnë njerëzit, kanë filluar t’i intimidojnë, t’i blejnë dhe t’i thonë që ne do ua japim gjysmat e parave tani dhe gjysmat pas 25 prillit kur të na fotografoni votën”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog