Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të përditshëm me video të hënën se autoritetet ruse kanë një interes të drejtpërdrejtë në nxitjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sipas presidentit ukrainas, ai zhvilloi një takim me krerët e agjencive të inteligjencës të vendit dhe diplomatë të lartë në ditët e fundit për të diskutuar përshkallëzimin e ri në konfliktin midis Hamasit dhe Izraelit.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Meduza”.
“Sipas informacionit të disponueshëm – që është shumë i qartë – Rusia është e interesuar të nxisë luftën në Lindjen e Mesme, në mënyrë që një burim i ri dhimbjesh dhe vuajtjesh të dobësojë unitetin global, të shtojë ndarjen dhe kontradiktat dhe në këtë mënyrë të ndihmojë Rusinë të shkatërrojë lirinë në Evropë”, shtoi Zelensky.
Ai shtoi se propaganduesit e Rusisë aktualisht janë “ngazëllyer” dhe se “miqtë iranianë të Moskës po mbështesin hapur sulmuesit e Izraelit”.
“E gjithë kjo është një kërcënim shumë më i madh nga sa e kupton bota aktualisht. Luftërat e kaluara botërore kanë ndezur përmes agresioneve lokale. Dhe ne e dimë se si t’i kundërvihemi këtij kërcënimi. Dhe ne po përgatisim kundërmasa. Dhe më e rëndësishmja, ne po mbrojmë nevojën për unitet maksimal global”, theksoi presidenti ukrainas.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit