Vuçiç për CNN: Prokuroria do të bëjë punën e saj për Radoiçiçi-n, raportet e SHBA-ve “nuk ishin plotësisht të sakta”
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se “prokuroria do të bëjë punën e saj” në lidhje me Milan Radoiçiçin, i cili pranoi përfshirjen e tij në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
“Serbia sigurisht që do të kërkojë llogari nga të gjithë personat që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai është gjithashtu i disponueshëm në territorin tonë dhe prokuroria do të bëjë punën e saj”, tha Vuçiç gjatë një interviste me Christian Amanpour për CNN.
Sakaq, ai theksoi se raportimet e Shtëpisë së Bardhë për grumbullimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë Kosovës “nuk ishin plotësisht të sakta”.
Megjithatë, ai tha se numri është zvogëluar dhe se Serbia nuk ka nevojë për luftëra dhe konflikte me NATO-n.
“Gjithmonë kemi dëgjuar kur partnerët tanë na kërkuan të de-përshkallëzojmë situatën”, shtoi Vuçiç.
Ai theksoi se nuk ka firmosur që ushtria serbe të ngrihet në një nivel më të lartë gatishmërie.
“Serbia është vendi i fundit që kishte nevojë për ato incidente në Kosovë, të gjithë mund ta shihnin se Serbia ishte një partner konstruktiv”, argumentoi presidenti serb.
Ai akuzoi Prishtinën zyrtare se po kryen “spastrim gradual etnik” në veri, për të cilin Amanpour tha se Bashkimi Evropian dhe SHBA-të nuk pajtohen me këtë vlerësim.
Ajo i kujtoi Vuçiç-it se pas negociatave në Ohër ka thënë se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sepse “i dhemb krahu”, dhe e ka pyetur nëse ka ende dhimbje apo është gati për marrëveshje, për të cilën Vuçiç ka thënë se Serbia është konstruktive dhe këtë e kanë thënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
“Kam bërë gjithçka që u kam thënë miqve tanë nga SHBA-të dhe BE-ja se do të bëj, dhe ekziston kushtetuta e Serbisë dhe duhet ta respektoj atë”, vijoi Vuçiç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hoti: Qeveria Kurti i ka bërë dëm të madh dhe afatgjatë integrimit euro-atlantik të vendit
-
Ekspertët kërkojnë kohë për raportin e planit të hetimit, Salianji: S’ka sens
-
SHBA-të pro nismës socialiste për sundimin e ligjit: Premtuese për luftën ndaj korrupsionit
-
SHBA-ja mirëpret vendimin e Qeverisë për konvertimin e patentë shoferëve në RKS
Lajmet kryesore
-
KSHZ: Deri në orën 13:00 votuan mbi 300 mijë qytetarë
-
SHBA-të pro nismës socialiste për sundimin e ligjit: Premtuese për luftën ndaj korrupsionit
-
“Të mendojnë për sigurinë e tyre, jo për Ukrainën”, bisedat e hakëreve që kryen sulm kibernetik ndaj Kosovës – Maqedonci për AP: Përtej motivit të hakmarrjes pati qëllim destabizlimin
-
Kurti thotë se “s’ka faj” nëse dështon Kosova