Njëri nga të dyshuarit për vrasjen në Podujevë që ka ndodhur të hënën, ku në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe një grua është arrestuar, kurse tjetri vazhdon të jetë në arrati.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar, në rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë”, deklaroi ajo.
Edhe në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.
Në raport thuhet se policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa mjete.
“Lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja”, thuhet në raport.
Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.
Lajmin për vrasjen në Podujevë e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Albanian Post.
Borovci, kishte thënë se policia është duke vazhduar me ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
“Rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.
Ndërsa, kishte potencuar se janë duke vazhduar hetimet se çfarë ka sjellur deri tek ky rast.
“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka deklaruar Borovci për AP.
Nga dëshmitarët, është thënë se në moment kritik viktimat kanë qenë me djalin e tyre rreth 4 vjeç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë