Teknologji

Brad Smith në dilemë për kriptovalutat


Brad Smith, presidenti i Microsoft-it, ka hedhur dyshime nëse kompanitë e teknologjisë financiare duhet të lëshojnë valuta duke thënë se qeveritë janë ende në vendin më të mirë për të luajtur atë rol.

“Furnizimi i parave thuajse në mënyrë unike duhet të menaxhohet nga një njësi ekonomike që është përgjegjëse për publikun dhe mendon me të vërtetë vetëm për interesin publik dhe kjo ka të bëjë me qeveritë”, ka thënë Smith në një konferencë online të organizuar nga Banka për Zgjidhjet Ndërkombëtare.

Ai nuk ka nguruar të shtojë se “unë nuk jam një adhurues i madh i inkurajimit, kërkesës ose dëshirës që të marrim pjesë në lëshimin e monedhës”.

Agjencia e lajmeve, Bloomberg, sqaron se gjatë pandemisë është përshpejtuar zhvendosjen drejt pagesave digjitale. Ndërsa injektimi masiv i parave në sistemin financiar për të mbrojtur ekonominë, ka nxitur interesin për kriptovalutat.

Mirëpo, sipas Bloomberg, trende të tilla kanë ngritur shqetësime ndërmjet politikëbërësve në të gjithë botën me politikanë dhe rregullatorë që shqetësohen lidhur me privatësinë, pastrimin e parave dhe humbjen e kontrollit mbi sistemin financiar.

“Unë mendoj se bota ka shërbyer më mirë nga ajo që ka qenë një lëvizje gjatë shekujve për ta vënë atë në duart e qeverive”, ka thënë Smith duke shtuar se “nuk jemi bankë dhe nuk duam të bëhemi bankë dhe nuk duam të konkurrojmë me klientët tanë që janë banka”.

Edhe qëndrimi i bankave ka qenë thuajse në të njëjtën linjë. Bankat qendrore duke përfshirë Rezervën Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke studiuar nëse do të lëshojnë monedhat e tyre digjitale.

Megjithatë, Jerome Powell, kryetari i Rezervës Federale dhe Jens Weidmann, anëtari i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, gjatë një konference të mbajtur këtë javë, janë shprehur se nuk do të nxitojnë në ndërmarrjen e këtij veprimi të rëndësishëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore