Vedat Muriqi e ka konfirmuar në ndeshjen e fundit sezonin e shkëlqyer që e ka kaluar me Mallorca-n.
Sulmuesi i Kosovës ia doli të shënojë përsëri gol në ndeshjen që skuadra e tij është duke e mposhtur Rayo Vallecano-n me folin e shënuar nga pikërisht Muriqi.
Bomberi i Dardanëve shënoi në minutën e 51-të, duke u asistuar nga bashkëlojtari i tij, Daniel Rodriguez.
𝗠𝗨 𝗥𝗜 𝗤𝗜
𝗠𝗨 𝗥𝗜 𝗤𝗜
𝗠𝗨 𝗥𝗜 𝗤𝗜#RCDMallorcaRayo 1-0 pic.twitter.com/UolV5RwBE2— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) June 4, 2023
KLIKO PËR TA PARË GOLIN E MURIQIT.
Ky ishte goli i 15-të i Muriqit në këtë edicion në La Liga, derisa pikërisht golat e tij e ndihmuan Mallorca-n që ta sigurojë më herët qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.
Thënë ndryshe, Muriqi i ka shënuar 43 për qind të golave të Mallorca-s në këtë edicion në La Liga.
Kujtojmë që më shumë se Muriqi në La Liga kanë shënuar vetëm Robert Lewandowski, Karim Benzema dhe Joselu.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë