Eric Schmidt, ish-CEO i Google, ka njoftuar se Inteligjenca Artificiale mund të paraqesë rreziqe ekzistenciale dhe se qeveritë duhet të marrin masa për të parandaluar keqpërdorimin e saj.
Schmidt ka shprehur shqetësimin e tij në një samit në Londër, duke theksuar se AI është një “rrezik ekzistencial” që mund të rezultojë në dëme të mëdha dhe humbje të jetëve.
Roli i AI-s në të ardhmen është bërë një temë e diskutuar midis ekspertëve të teknologjisë dhe politikëbërësve, të cilët duhet të përcaktojnë mënyrat për të kontrolluar zhvillimin e teknologjisë dhe për të siguruar që të mos keqpërdoret.
ChatGPR, chatboti që u bë viral vitin e kaluar, ka ngjallur pa dyshim shumë ndërgjegjësim për Inteligjencën Artificiale pasi firmat e mëdha në mbarë botën kërkojnë të lansojnë produkte rivale dhe të flasin për aftësitë e tyre të AI-s.
Duke folur në një samit në Londër, ai kishte thënë se shqetësimi i tij është se Inteligjenca Artificiale është një “rrezik ekzistencial”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haradinaj: Nëse e bindin botën se drejtësia s’është e pavarur, si mendojnë se dikush di t’ua ekstradojë Radojiçiç-in
-
Si e shpërfaqi Bislimi dështimin e “lobimit” të Osmanit për Urën e Ibrit
-
Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndryshimet në rregulloret e kampionateve
-
Tabaku e quan rritjen e pensioneve “ofendim për pensionistët”