Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në tubimin e thirrur nga ai dhe partia e tij në Beograd, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të qenurit kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS).
Ai u tha qytetarëve të mbledhur se “njerëz të mrekullueshëm do ta marrin drejtimin e SNS nga nesër”.
“Kam 11 vite në krye të SNS-së, partisë më të mirë dhe më të madhe të mikpritësve të mrekullueshëm dhe njerëzve të ndershëm… Kjo është mbrëmja e fundit që po ju drejtohem si kryetar i SNS-së dhe nesër do të marrë dikush tjetër drejtimin e partisë tonën, në të cilën unë do të jem anëtar besnik”.
Kreu i Serbisë theksoi se pas dorëheqjes nga kryetari i partisë “do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Serbisë, jo i një partie politike”.
Ndërkaq, Vuçiç, gjatë tubimit të Partisë Progresive Serbe në Beograd ka thënë se “sikur me qëllim po prisnin që njerëzit nga veriu i Kosovës të vinin në Beograd dhe të sulmonin ndërtesat komunale në veri të Kosovës”, dhe shtoi se për ngjarjet e ndodhura në Veri të Kosovës – ku policia asistoi kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për tu futur në zyrat e tyre – “do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Serbe”.
“Përfaqësuesit e QUINT-it heshtën për të gjitha këto, dhe tani po e dënojnë, kur shqiptarët mbaruan. Nuk kemi pasur krizë më të rëndë. Posa të përfundojë ky takim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe kam frikë nga shumë të këqija”, deklaroi Vuçiç.
Ndërsa, ai e bëri edhe një herë të qartë orientimin e tij, duke potencuar se përkundër presioneve të Bashkimit Evropian për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës.
“Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj askujt”, theksoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ka vdekur Steve Albini, producenti legjendar i Nirvana
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog
-
Shtetet e Bashkuara pezullojnë dërgimin e bombave në Izrael
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog