Reshjet e dëborës zbardhën, ditën e hënë, fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës dhe Qafën e Qarrit.
Bora nisi gjatë natës duke arritur trashësinë nga 5-20 cm.
Zyrtarët e autoritetit lokal bëjnë me dije se rrugët janë të hapura dhe deri tani nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve.
Reshjet e borës në Dardhë vijojnë të jenë prezente, por me intensitet të ulët.
Për këtë stinë, është hera e parë që bie kaq borë në këtë qark, dhe kjo ka sjellë një kënaqësi të veçantë tek pushuesit që ndodhen atje.
Të tjerë pushues u nisën drejt fshatit turistik, Dardhë, për shkak të borës.
Policia rrugore ka ngritur postblloqe për monitorimin e situatës dhe nuk lejon automjetet të udhëtojnë pa zinxhir. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hapet së shpejti në Gjirokastër filiali i Universitetit publik në distancë të Spanjës, njofton Manastirliu
-
Gazetarët në protestë para Kuvendit për lirinë e shtypit
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Operacion antidrogë në Tiranë: Lëshohen 30 urdhërarreste, sekuestrohen mbi 3 kg kokainë
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Gazetarët në protestë para Kuvendit për lirinë e shtypit