![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/01/210104034215-brigi-rafini-2019-file-exlarge-169-1.jpg)
100 njerëz u vranë më 2 janar në sulmet e kryera në dy fshatrat në Niger-in perëndimor, deklaroi Kryeministri Brigi Rafini. Ai tha se kjo është një prej ditëve më vdekjeprurëse në kujtesën e një vendi, i cili është shkatërruar nga grupet islamiste radikale. Burime të sigurisë njoftuan se të paktën 70 civilë u vranë në sulmet e njëkohshme nga militantët e dyshuar islamistë në fshatrat Tchombangou dhe Zaroumdareye.
Niger-i ka pësuar sulme të përsëritura nga militantë, të cilët lidhen me Al Qaeda-n dhe Shtetin Islamik pranë kufijve me Mali-n dhe Burkina Faso-n. Dhuna është pjesë e një krize më të gjerë sigurie në rajonin e Sahel-it në Afrikën Perëndimore. Kjo dhunë ka ka nervozuar aleatët perëndimorë si Franca, të cilët kanë dërguar trupa dhe burime në rajon. Kryeministri i Nigerit nuk bëri askënd përgjegjës për sulmet.
Sulmet e 2 janarit ndodhën në ditët kur komisioni zgjedhor njoftoi rezultatet ne raundit të parë të zgjedhjeve për të zëvendësuar presidentin Mahamadou Issoufou, i cili po largohet pas një dekade në pushtet. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dënoi sulmet terroriste, të cilat “çuan në vrasjen dhe plagosjen e shumë civilëve të pafajshëm”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Parashikimi i motit, 3 korrik 2024
-
Gazetaria investigative, nga spitalet psikiatrike të shekullit të XIX-të te emigrantët e sotëm: Hetimet dhe scoop-et e “të infiltruarve”
-
Beetlejuice Beetlejuice i Tim Burton do të hapë festivalin e filmit në Venecia
-
Petkoviç: Kosova konfirmoi se nuk dëshiron ta formojë Asociacionin
Lajmet kryesore
-
Strategjia e re e mbrojtjes sociale, BE: Standarde evropiane dhe pa korrupsion
-
Lajçak: Bislimi e Petkoviç u pajtuan për një sërë hapash
-
Gazetaria investigative, nga spitalet psikiatrike të shekullit të XIX-të te emigrantët e sotëm: Hetimet dhe scoop-et e “të infiltruarve”
-
Bislimi: Serbia e interesuar vetëm për Asociacionin