Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Kosnett, pas takimit me Kurtin ka shkruar në Twitter se SHBA-ja është e përkushtuar që ta ndihmojë Qeverinë e ardhshme të Kosovës që të ketë sukses dhe të sigurojë vendin si partnere e barabartë në Evropë dhe komunitet ndërkombëtar.
“Kam takuar Albin Kurtin dhe ekipin e tij, si pjesë e një serie të diskutimeve mbi përparësitë e përbashkëta SHBA – Kosovë. Ne mbetemi të përkushtuar për ta ndihmuar Qeverinë e ardhshme që të ketë sukses dhe të sigurojë vendin e saj si një partnere e barabartë në Evropë dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Kosnett.
Ai ka shtuar se diskutimet sot kanë qenë të fokusuar në investimet në energji. “Diskutimet sot ishin të fokusuara në investimet në energji dhe diversifikim, duke përfshirë opsione të qëndrueshme dhe rinovueshme që do ta shtyjnë rritjen e ardhshme ekonomike të Kosovës”, ka shkruar Kosnett.
Votimi i qeverisë “Kurti 2” nuk besohet se do të ketë ndonjë problem të votohet në parlament, meqë Kurti tashmë ka siguruar votat për formimin e Qeverisë.
Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 22 mars. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit me 50.28 për qind të votave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Operacion antidrogë në Tiranë: Lëshohen 30 urdhërarreste, ekzekutohen 25 prej tyre
-
Hamasi: Opinioni negativ për negociatat me Izraelin, por le të ecim përpara
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra