Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve, ku edhe i ka kërkuar Papa Françeskut që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Të dashur vëllezër dhe motra të besimit katolik dhe gjithë bashkëkombas shqiptarë të krishterë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje, kreu i AAK-së urojë edhe të gjithë shtetasit e huaj që “shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre”.
“Urojmë posaçërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”.
Festa e Pashkëve, ish-kryeministri tha se duhet “të na shërbejë kjo ditë e bekuar për besimtarët katolikë, që ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë!”.
“Për ju dhe familjet tuaja, paqe e lumturi, shëndet e harmoni!”, përfundoi urimin e tij Haradinaj.
Ndryshe, Vatikani është vend sovran që gjendet në veri-perëndim të Romës, Itali, dhe gjuha zyrtare është italishtja.
Duke qenë se është brenda territorit të Italisë, kjo e fundit e kishte njohur pavarësinë e saj në vitin 1929.
Në Vatikani është selia e Kishës Katolike.
Vatikani zë një hapësirë prej 0,44 kilometra katrorë dhe ka diku rreth 850 banorë. Kryetar i shtetit është Papa, i cili ushtron fuqinë e ligjvënies, zbatimit të ligjit dhe fuqinë gjyqësore.
Nga UNESCO është deklaruar si trashëgimi kulturore botërore.
Vatikani është një nga shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ndalimi i armëve britanike për Izraelin do të forconte Hamasin, thotë Cameron
-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
-
Vuletiç: Politikanët në Serbi e dinë se s’ka më njerëz që luftojnë për Kosovën
Lajmet kryesore
-
Rama: Shqipëria s’ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, veç respektit
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Një muaj paraburgim për Miletiç-in – lëndoi dhjetëra ushtarë të KFOR-it, policë dhe gazetarë në Veri