Pozicioni i Serbisë është disi më i mirë pas ujdisë për zbatimin e planit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel.
Kështu të paktën mendon ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviç.
Vuçeviç pas bisedës me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se edhe pse në Ohër të Maqedonisë së Veriut nuk është nënshkruar asgjë ekziston dëshira për të ecur drejt normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve serbo-shqiptare.
“Përshtypja e njerëzve me të cilët fola këtu është se Serbia ishte një partner konstruktiv në bisedimet në Ohër. Serbia është një vend kandidat, e vendosur strategjikisht për të qenë anëtar i BE-së, por nga pozita e aleancave ushtarake, një vend ushtarakisht neutral”, ka deklaruar Vuçeviç, i cili përfaqësoi Serbinë në margjinat e Forumit Schuman në Bruksel, raporton mediumi serb, N1.
Më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, atë nuk e nënshkruan zyrtarisht. Në fakt, kryeministri Albin Kurti ka qenë i gatshëm të nënshkruaj, por presidenti serb ka refuzuar.
Kryeministri Kurti dhe Aleksandër Vuçiç u pajtuan paraprakisht më 27 shkurt me planin 11-pikësh të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve që për diplomacinë perëndimore vlerësohet shumë e rëndësishme dhe një sukses pas agresionit rus në Ukrainë.
Kjo Marrëveshje nuk e përfshinë njohjen reciproke mes të dy vendeve, por kërkon nga të dyja që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat e veturave.
Po ashtu, nga palët kërkohet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit
-
Selmanaj për aferën me ambalazhues: Aliu nga konfuziteti tha shumë të pavërteta – është në siklet të madh
-
Propozimi për Tribunal Ndërkombëtar, Osmani: Skandaloze, flet për mentalitetin hakmarrës të VMRO-së
-
Meta rendit masat për të ndihmuar bujqësinë
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
‘Kuvendi shkeli ligjin për votën e Diasporës’, Alibeaj: Çështja duhet të shkojë në SPAK
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit