Llapi është skuadra e fundit gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës, teksa e mposhti në shtëpi Malishevën pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt, ashtu sikurse edhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë 2:2, andaj për t’u përcaktuar skuadra e fundit gjysmëfinaliste, u desh ekzekutimi i penalltive.
Alidemaj, Progni, Fernandihno, Firmino, Shabani dhe Stafa u treguan të saktë nga pika e bardhë për Gjilanin
Mustafa, Kryeziu, Maliqi, Pira dhe Rapuca shënuan nga pika e bardhë për skuadrën e Llapit, ndërsa penalltinë e gjashtë e gaboi anglezi, Sobowale.
Sa i përket ndeshjes, ishte skuadra e Llapit që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Trimror Selimi në minutën e 11-të.
Por, mysafirët arritën ta përmbysin rezultatin në pjesën e parë, kur Ilir Mustafa fillimisht e shënoi golin e barazimit në minutën e 25-të, pastaj dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Ronald Soboëale shënoi për 1:2.
Por, Llapi nuk u dorëzua dhe në minutën e 72-të Alban Shabani e shënoi golin e barazimit, çka bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime.
Kujtojmë që skuadrat tjera gjysmëfinaliste janë: Prishtina Gjilani dhe Vushtrria.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’