Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka folur për planin franko-gjerman, në konferencën e sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë.
“Duhet të angazhohemi për të zgjidhur konfliktet. Ky është qëllimi i propozimit evropian të iniciuar nga unë dhe presidenti Emmanuel Macron – për një marrëveshje Kosovë – Serbi”, ka thënë Scholz.
Scholz deklaroi edhe se shpreson që Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike në interes të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.
Ndërkaq, kryeministri Kurti ka deklaruar pas një takimi me të dërguarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se Kosova e pranon këtë propozim evropian, duke e konsideruar si një bazë të mirë për të ecur tutje.
Fjalimi i kancelarit gjerman vjen para takimit vendimtar që do të mbahet me 27 shkurt në mes të Kosovës dhe Serbisë (Kurtit dhe Vuçiç-it) në Bruksel.
Këtë takim e ka njoftuar përmes një komunikate për media Bashkimi Evropian.
“Të hënën me 27 shkurt Përfaqësuesi i lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit, Josep Borrell do të organizojë një takim në nivel të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të dialogut”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së.
Komunikata njofton gjithashtu se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjuajtje me armë mes familjarëve në Lupç të Podujevës, katër të plagosur, njëri në rrezik për jetë
-
Houthis zgjerojnë sulmet ndaj transportit detar në Oqeanin Indian
-
Sela për Taravarin: Nga politika po largohet jo si një politikan në shërbim të kauzës shqiptare, por si shërbyes deri në frymën e fundit të kauzës së Micksoki-t
-
Mjeti lundrues pësoi defekt, shpëtohen 11 turistë dhe drejtuesi
Lajmet kryesore
-
Intervistë e Albanian Post me Ziadin Selën: “VLEN” fliste për Kurtin në fushatë dhe harruan partitë e tyre, tash e thërrasin zëshëm emrin e Mickoski-t
-
Amnistia Penale, PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë
-
Pse Izraeli dhe aleatët e tij i frikësohen ICC-së?
-
8 orët e ankthit të Erion Veliajt në SPAK