Të zënë në flagrancë, dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të substancancave narkotike, një ditë më parë rreth orës 19:00, në rrugën “Kadri Halimi” në Prishtinë.
Në njoftimin për medie të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, policia ka kryer një kontroll të personave ndaj dy të dyshuarve, duke i kapur në flagrancë, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
Të dyshuarit ranë në duar të policisë pasi që këta të fundit ishin duke realizuar aksione “në kuadër të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit A.G, 18 vjeç, dhe K.K, 27 vjeç, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkaq i dyshuari i dytë është proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë së kosovës.
Lidhur me këtë rast policia ka kryer edhe një bastisjeje në rrugën “Tom Lantosh” në Hajvali.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani, Konjufca e Kurti marrin pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për Kadarenë
-
‘NATO duhet ta trajtojë situatën e rënduar në Ballkanin Perëndimor – presioni mbi Serbinë pro-ruse duhet të rritet’
-
7 orë takime, asnjë rezultat
-
Petkoviç: Kosova konfirmoi se nuk dëshiron ta formojë Asociacionin