Abdixhiku – Qeverisë: Hiqni TVSH-në për produktet bazike, rrisni pagat në përputhje me inflacionin
Kryetari i Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hiqet TVSH-ja për produktet bazike, pasi sipas tij, kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Madje ai ka theksuar se pavarësisht kësaj rritjeje, “Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë”.
“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai ka shtuar se ky është plani i LDK-së, pasi ka vizituar njërin nga tregjet e pemëve, perimeve dhe produkteve bazike, ku ka takuar qytetarët.
“Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50 për qind. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka patur asnjëherë”.
Ndryshe, më tremujorin e dytë të 2022, inflacioni në Kosovë arriti nivelet më të larta që nga mesi i vitit 2008, i nxitur kryesisht nga rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të energjisë dhe ushqimit.
Kështu thuhej në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës e ku potencohet se indeksi i çmimeve të konsumit gjatë këtij viti arriti 12.6 për qind, me normën më të lartë të inflacionit të shënuar gjatë muajit qershor prej 14.1 për qind.
“Si pasojë e intensifikimit të presioneve inflacioniste gjatë vitit 2022, inflacioni në Kosovë ka filluar të shpërndahet edhe në sektorë tjerë veçanërisht në atë të shërbimeve, që lë të kuptohet për bartjen e kostove të ngritura nga prodhuesit tek konsumatorët”, thuhet në raport.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit
-
Hetuesi privat izraelit arrestohet në Britani, pasi kreu spiunazh kibernetik
-
Britania e Madhe do të votojë pro Kosovës në Këshillin e Evropës
Lajmet kryesore
-
Edhe në mars Shqipëria me rekord trafiku pasagjerësh nga Rinasi
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Britania e Madhe do të votojë pro Kosovës në Këshillin e Evropës