“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar”.
Kështu thuhet në një përgjigje të Misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) për Radion Evropa e Lirë, duke e konfirmuar se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri 1 mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.
Nga KFOR-i është thënë se misioni i tyre për mbrojtjen e shtetit të Kosovës është i qartë dhe se ata vazhdojnë zbatimin e përditshëm të mandatit, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”.
Ndryshe, zyrtarët më të lartë insitucionalë në Serbi, pas tensioneve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, janë organizuar rreth një tendence qesharake për kthimin e personelit serb në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të KS-së OKB-së e vitit 1999 (sipas rezolutës nuk specifikohet që trupat të jenë ushtarakë, pra literalisht saktësohet të jenë qindra, jo mijëra).
Qeveria e Serbisë, të premten ia ka dërguar kërkesën Komandantit të KFOR-it, ndonëse e dinë se do t’iu refuzohet.
Ky pretendim u kundërshtua në mënyrë të ashpër nga emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbock.
Kosova është njohur nga 116 kombe të botës, përfshi ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe katër shtetet tjera të QUINT-it, si dhe Deklarata e Pavarësisë është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (korrik 2010), plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit
-
Arratisja e Sekiraqës, Haxhiu akuza ndaj gjyqtarëve: Ky rast ngre dyshime për përfshirje në korrupsion
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit