Qeveria e Serbisë nuk do të emetojë më targa ilegale me akronime KM, PZ, PR, derisa kjo çështje të ketë një epilog të përhershëm në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kështu thuhet në Dekretin e miratuar nga Qeveria e Serbisë të martën.
Kosova dhe Serbia më 23 nëntor, përkatësisht kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, kishin nënshkruar marrëveshje në Bruksel për de-eskalim.
Sipas marrëveshjes në fjalë Kosova kishte hequr dorë nga zbatimi i masave për veturat me targa ilegale, pra nuk do kishte gjoba dhe as konfiskime, derisa Serbia ishte zotuar se nuk do të prodhojë targa ilegale reja me emërtimet e qyteteve të Kosovës.
Rregullorja e miratuar nga ekzekutivi serb ka konfirmuar gjithashtu se nuk do të lëshohen etiketa të reja regjistrimi për targat ilegale, ndërsa atyre të vjetrave do të zgjatet vlefshmëria deri sa të arrihet një zgjidhje e përhershme për këtë çështje, raporton mediumi serb me seli në Kosovë, Kossev.
Sipas kësaj rregulloreje, qytetarët do të mund të kryejnë kontrollet teknike dhe të pajisen me sigurim, i cili do të jetë i mjaftueshëm si dëshmi për drejtimin e mjetit me këto targa ilegale.
Edhe pse Rregullorja nuk specifikon se në cilin territor do të mund të përdoren automjetet me targa ilegale, sipas Kossev, Qeveria e Serbisë ka garantuar se më këto targa qytetarët serbë do të mund të lëvizin lirshëm “si më parë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
TV izraelit: “Sipas burimeve perëndimore, Raisi nuk mbijetoi”
-
I ftohti ekstrem mund të pengojë shpëtimtarët të arrijnë në vendin e rrëzimit të helikopterit, raportojnë mediat iraniane
-
Tre punonjës të shpëtimit janë zhdukur, thotë Gjysmëhëna e Kuqe
-
20 ekipe shpëtimi dhe dronë u dërguan në vendin e rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian
Lajmet kryesore
-
Rrëzohet helikopteri ku ndodhej presidenti iranian, sipas mediave shtetërore
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Kurti i ankohet Allenit që Komiteti i Ministrave s’e shqyrtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës