Ish-shefi i FTX-së së shembur, Sam Bankman-Fried, ka mohuar të ketë kryer mashtrim.
Duke bërë paraqitjen e tij të parë publike që nga kolapsi, dikur si “Mbreti i Kriptove” ka thënë për “The New York Times” se kishte pasur një muaj të keq dhe nuk kishte thuajse fare para.
FTX u shpërbë muajin e kaluar, pasi dikur ishte vlerësuar në 32 miliardë dollarë.
Shumë investitorë nuk kanë qenë në gjendje të tërheqin fondet e tyre nga bursa globale tashmë e falimentuar.
Ai ka treguar po ashtu se avokatët e tij e kishin këshilluar të mos fliste publikisht, por ai i kishte injoruar.
Sakaq, ka mohuar të kishte arritur ndonjë pasuri personale nga FTX, duke thënë se tani nuk ka “thuajse asgjë”.
Çka i ka mbetur është një kartë krediti me rreth 100 mijë dollarë borxh në të.
Bankman-Fried ka pohuar se nuk i ka mashtruar qëllimisht investitorët, duke shtuar se kurrë nuk është përpjekur të mashtrojë.
Dikuar ai shihej si një version i ri i investitorit legjendar amerikan Warren Buffet dhe deri në fund të tetorit kishte një vlerë neto të vlerësuar në më shumë se 15 miliardë dollarë.
Megjithatë, ai nënvlerësoi shumën e madhe të parave të nevojshme për të mbuluar tërheqjet e klientëve të FTX.
Shumë firma kripto kanë luftuar me rënien në ekonominë më të gjerë dhe mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë e kriptomonedhave në përgjithësi.
Menjëherë më pas FTX-ja shpalli falimentin. Dhe Bankman-Fried dha dorëheqjen si shef ekzekutiv më 11 nëntor.
Sipas një dosjeje gjyqësore në fillim të këtij muaji, FTX aktualisht u detyrohet 50 kreditorëve të saj më të mëdhenj pothuajse 3.1 miliardë dollarë.
Por Bankman-Fried për momentin nuk është i shqetësuar për përgjegjësinë e mundshme penale ose civile.
“Ka një kohë dhe një vend që unë të mendoj për veten dhe të ardhmen time”, ka thënë ai.
Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SHBA kërkon 36 muaj burg për themeluesin e Binance
-
Samsung do të prodhojë gjeneratën e fundit të gjysmëpërçuesve në SHBA përpara TSMC-së
-
Sulmet kibernetike janë një kërcënim për stabilitetin financiar global, paralajmëron FMN
-
Grupet tajvaneze shqyrtojnë ngritjen e selive jashtë shtetit në rast sulmi
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”