Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka mbyllur derën një rikthimi të mundshëm të aktivitetit të tij në median sociale “Twitter”.
Fillimisht, sipërmarrësi rezervoi disa fjalë të ngrohta për shefin e ri të Twitter-it, Elon Musk.
“Më pëlqen që ai e bleu atë (Twitter), ai djalë më ka pëlqyer gjithmonë. Kam shkuar shumë mirë me të gjatë ditëve të mia si president dhe e kam njohur shumë mirë, por më pëlqen… e dini.. ai është një personazh dhe më pëlqejnë disi personazhet, por ai është i zgjuar”, theksoi Trump.
Ai shtoi se ka qenë në dijeni të sondazhit, por ka nga ana tjetër diçka që quhet “Truth”.
“Kam diçka që është shumë fantastike që quhet ‘Truth Social’ dhe Truth Social po ecën fenomenalisht mirë”, u shpreh ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Trump mendon sakaq se angazhimet janë shumë më të mira në rrjetin e tij se sa në Twitter dhe ai shtoi se “Truth Social” po kujdeset për zërat që me të vërtetë duhet pasur kujdes, zëra vërtet të zgjuar.
“Nuk e shoh (rikthimin në Twitter) sepse nuk shoh ndonjë arsye për këtë”, tha më tej Trump. “Ata kanë shumë probleme në Twitter, ju e shihni se çfarë po ndodh”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE