Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u zotua të kundërshtojë kërcënimet e SHBA-ve me armë bërthamore.
Kjo, ndërsa inspektoi personalisht testimin e një rakete të re balistike ndërkontinentale (ICBM).
Lajmi u raportua të shtunën nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Koresë së Veriut (CTAK), duke iu referuar “Reuters”.
Vendi testoi Hwasong-17 ICBM të premten, një ditë pasi paralajmëroi për një “përgjigje më të ashpër ushtarake” ndaj pranisë së shtuar të sigurisë rajonale të Washington-it, duke përfshirë asetet bërthamore.
Duke vizituar vendin e lëshimit me vajzën e tij për herë të parë, Kim tha se kërcënimet nga SHBA-të dhe aleatët e saj që ndiqnin politika armiqësore e kishin shtyrë vendin e tij të “përshpejtonte ndjeshëm forcimin e parandalimit dërrmues bërthamor”.
Lëshimi i raketës Hwasong-17 ishte pjesë e “strategjisë prioritare të mbrojtjes” të Koresë së Veriut që synon krijimin e “parandalimit bërthamor më të fuqishëm dhe absolut”, tha Agjencia Qendrore e Inteligjencës, duke e quajtur atë si “arma strategjike më e fuqishme në botë”.
Sipas CTAK-ut, raketa fluturoi pothuajse 1 mijë kilometra në rreth 69 minuta dhe arriti një lartësi maksimale prej 6 mijë e 41 kilometra.
Ministri japonez i Mbrojtjes Yasukazu Hamada tha se arma mund të fluturonte deri në 15 mijë kilometra, të mjaftueshme për të arritur në Shtetet e Bashkuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
IKD: Shteti s’po harmonizon pensionin me inflacionin, kështu po shkelen të drejtat e pensionistëve
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit
-
Brnabiç: S’do të jetë e lehtë të bashkëpunoj me shtetet që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
-
‘Izraelitët janë vënë në shënjestër me IED, RPG dhe mortaja në betejat në të gjithë Gazën’
Lajmet kryesore
-
Pse Spanja (s’)mund ta njohë Kosovën sikurse Palestinën?
-
Rama thotë se shtyrja e hapjes së qendrave në Shqipëri për emigrantët është çështje e Italisë
-
SHBA rishikon lidhjet me Gjeorgjinë mbi ligjin e ‘agjentëve të huaj’
-
Skandali me mikrokreditë çon në revokimin – e vonuar – të dy licencave, nga Banka e Shqipërisë