Raportime jozyrtare për viktima nga raketat ruse në Poloni, Qeveria mbledh Komitetin e Sigurisë
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/11/dsds.gif)
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thirrur një takim urgjent të një komiteti për çështjet e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes.
Mendohet se komiteti është thirrur pasi mediat polake raportuan se dy raketa ranë në qytetin Przewodóë në provincën Lublin në kufi me Ukrainën.
Të paktën kështu shkruan polakja “Radio ZET”, e cila njofton se dy persona humbën jetën.
Sipas saj, policia, prokuroria dhe ushtria ndodhen në vendngjarje.
Komiteti, i cili përbëhet nga krerët e ministrive të mbrojtjes, të brendshme, të drejtësisë dhe të punëve të jashtme, si dhe koordinator i shërbimeve të inteligjencës, është një organ që përgatit dhe koordinon vendimet për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare.
Zëdhënësi i kabinetit, Piotr Muller, nuk ishte menjëherë i disponueshëm për një koment. Tweet-i i tij nuk përmendi se çfarë do të diskutonte komisioni.
Ndërkohë, Rusia goditi qytetet dhe objektet energjetike anembanë Ukrainës të martën, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.
Kievi zyrtar tha se kjo ishte vala më e rëndë e sulmeve me raketa në gati nëntë muajt e luftës.
Ende nuk është konfirmuar nëse raketat ranë në shtetin e NATO-s si rezultat i bombardimeve masive të Rusisë mbi qytetet ukrainase.
Sulm masiv me raketa në të gjithë Ukrainën, ndërsa liderët botërorë takohen në samitin e G20-ës
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
GJKKO lë në burg kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdyli
-
Konjufca thotë se Borrelli favorizoi Serbinë: Kjo do të ndryshojë pas ardhjes së Kallasit në krye të diplomacisë së BE-së
-
Ndarja nga jeta e Kadaresë, BE: Zëri i tij i fuqishëm i përkthyer bëri jehonë në gjithë Evropën e më gjerë
-
Sllovenia do ta përkrahë rrugëtimin evropian të Kosovës | Zupançiç: Dialogu Prishtinë-Beograd, rruga e vetme përpara
Lajmet kryesore
-
Ismail Kadare, gjiganti i letërsisë shqipe
-
Skandali te Onkologjiku/ Rama: Është krim kundër njerëzimit, Koçiu prezanton masat
-
Rezultatet përfundimtare të raundit të parë në Francë: e djathta ekstreme 33.1%, e majta 27.9
-
Konjufca: Kushtet e Kurtit shumë të arsyeshme, s’ka paqe në rajon pa u dënuar sulmuesit e Banjës