Presidenti i Maltës, George Vella, gjatë ditës së sotme do të ketë një vizitë zyrtare në Kosovë, së bashku me delegacionin e tij shoqërues.
Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa segmenteve rrugore.
“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
“ Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore, kryesisht në kryeqytet ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, vazhdon komunikata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Furtunë mbi djalin e Netanyahut, pasi ai poston një video të një ushtari që kërcënon ministrin e Mbrojtjes
-
Gërvalla ligjëron në ShBA për influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon dhe rrezikun e një konflikti potencial në Evropën Juglindore
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor – 9 arrestime, mijëra gjoba dhe bllokime automjetesh
-
Rreth 350 qytetarë serbë kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve në RKS
Lajmet kryesore
-
Krenar për Shqipërinë, turi i diasporës ‘zbarkon’ në Milano
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor – 9 arrestime, mijëra gjoba dhe bllokime automjetesh
-
Furtunë mbi djalin e Netanyahut, pasi ai poston një video të një ushtari që kërcënon ministrin e Mbrojtjes
-
Një vit nga fillimi i tensioneve më të mëdha në Veri, kryetarët e përshkruajnë si tejet të vështirë atë ditë